Kamenicë, 24.07.2017
Ekipi i Festivalit “MobiKino” mbajti takimin e parë me përfaqësues të medias
lokale dhe shoqërisë civile. Në këtë Konferencë për shtyp mediat u informuan
mbi përmbajtjen e Festivalit. Drejtori i Festivalit Lavdim Klaiqi dha detaje
mbi organizimin dhe formatin e këtij festivali i cili do të filloj në Kamenicë
dhe do të rrugëtoj edhe në Komunat e tjera. Në këtë konferencë, përfaqësuesit e
Mediave u interesuan të dinë rreth punëve që po bëhen në realizimin e këtij
evenimenti si dhe rreth bashkëpunimit me institucionet e kulturës. Gjithashtu,
Zamira Rexhepaj shpalosi para të pranishmëve datat dhe vendet ku do të mbahet
Festivali duke nënvizuar datën 5 dhe 6 Gusht si datë kur ky festival do të jetë
para publikut të Kamenicës. Konferenca vazhdoi me një bashkëbisedim në mes
Ekipit të Festivalit dhe pjesëmarrësve mbi nevojën e pasurimit të jetës
kulturore në Kamenicë sidomos gjatë sezonit veror kur ka fluks të bashkatdhetarëve
që vijnë për të vizituar vendlindjen.
(Serbian)
Tim festivala
"MobiKino" održao svoj prvi sastanak sa predstavnicima lokalnih
medija i civilnog društva. Na ovoj konferenciji, predstavnici medija su
obavešteni o sadržaju festivala. Direktor festivala Lavdim Klaiqi dao detalje o
organizaciju ovog festivala koji će početi u Kamenici i u drugim opštinama. Na
konferenciji, predstavnici medija su bili zainteresovani da znaju o radu tima u
realizaciji ovog događaja. Isto tako, Zamira Rexhepaj rezumirao prisutne oko datuma
i mestima gde će se održati naglašavajući 5 i 6 Avgust kao datum kada će
ovaj festival biti pred publici u Kamenici.
0 comments:
Post a Comment